Një ndihmës i lartë i Kremlinit ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar në një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, presidentin rus, Vladimir Putin.
Yuri Uashakov i ka thënë agjencive të lajmeve ruse sot se Trump këtë ftesë ia ka bërë Putinit gjatë një bisede muajin e kaluar, ku presdenti amerikan e kishte uruar për fitoren në zgjedhje presidentin rus.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar menjëherë këto deklarata të Ushakovit.
Sidoqoftë, administrata amerikane kishte kishte lëshuar një deklaratë pas bisedës telefonike më 20 mars, ku thuhej se dy liderët kanë biseduar vetë për një takim të mundshëm.