Gazetari rus i vrarë në Kiev ishte kritikues i Kremlinit

Kiev | 30 Maj 2018 | 09:25 | Nga

Një gazetar rus Arkady Babçenko ka ndërruar jetë një ditë më parë pasi ishte qëlluar me armë zjarri pranë shtëpisë së tij në Kiev.

41 vjeçari raportohet se ishte nën kërcënime me vdekje pas publikimit të një shkrimi lidhur me aeroplanin rus të rrëzuar në 2016.

Këto i kishte konfirmuar vet gazetari sa ishte gjallë, ndërsa kishte pohuar se kjo e kishte detyruar atë të ndërronte vendbanim.

Fillimisht Babçenko ishte shpërngulur në Pragë ndërsa më vonë në Kryeqytetin e Ukrainës.

Ai ishte një kritik i hapur i Kremlinit, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme