Ndizen qirinj në Gjilan, në përkujtim të vëllezërve Abazi dhe viktimave nga Shqipëria

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Isa e Shemsedin Abazi nga Livoçi i Gjilanit, janë dy nga viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi dje Shqipërinë.

Vëllezërit u nxorën të pajetë nga gërmadhat e Hotel Tropikalit në Durrës, ku edhe ishin duke qëndruar.

Në përkujtim të tyre dhe të gjithë viktimave nga tragjedia që ka tronditur shqiptarët, qytetarë të shumtë nga Gjilani, po mbajnë homazhe dhe kanë ndezur qirinj para Teatrit të Qytetit.

Ndryshe, Isa dhe Shemsedin Abazi do të varrosen nesër në orën 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm./Indeksonline/



Të ngjashme