Instagram shumë shpejt do t’u japë mundësinë të postoni video deri në 1 orë të gjata në një përpjekje për t’i marrë në YouTube, sipas një raporti të ri.
Kompania po konsideron të zgjerojë risinë e “videos vertikale” dhe ka bërë bisedime me producentët për klipe të gjata të veçanta për Instagram.
Aplikacioni i fotove, aktualisht të jep mundësinë e një video me një kufizim 60 sekonda, dhe në Stories me 15 sekonda.
Gjithashtu përdoruesit mund të transmetojnë video live deri në 1 orë, por Ëall Street Journal shkruan se Instagram po përpiqet ta zgjerojë limit e kohës për videot jo live. Videot do të jenë vertikale. Në fakt ky format përdoret tek Stories, por nuk është e qartë nëse limiti i ri kohor do të aplikohet vetëm në këtë kategori.