Komisioni parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u shqyrtua në parim Projektkodi Penal i Republikës së Kosovës.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se procesi i hartimit të ndryshimeve në Kodin Penal ka qenë transparent, raporton Ekonomia Online.
Sipas Tahirit, ky kod është në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së.
“Procesi i hartimit të ndryshimeve në kodin penal ka qenë transparent. Ndryshimin e mbi 100 neneve të Kodit Penal, ky kod është në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së. Kam kërkuar nga Komisoni Evropian se a është në përputhshmërinë me legjislacionin e tyre kam pritur konfirmimin e BE-së”.
“Kanë qenë tri çështje të prekura: Përcaktimi i qartë për sundim të ligjit; Fleksibilitet më të madh në punën e sundimit të ligjt; Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut”.
Tahiri tregoi se janë rishikuar dhe hartuar 19 nene për ndjekje efektive për akte krinimale.
“Këto nene mbulojnë një sërë aktivitetesh: keqpërdorimi i pozitës, marrje-dhënie ryshfeti, keqpërdorim në detyrë, etj.”.
Ministri Tahiri tha se janë hartuar nene të reja edhe për të drejtat e njeriut, përkatësisht lidhur me mbrojtjen e grave, raporton EO.
“Janë rritur dënimet për kryerësit e veprave penale për trafikim me njerëz. Janë hartuar ndryshuar mbi 20 nene që kanë të bëjnë me terrorizmin. Ky akt me të gjitha analizat, komentet dhe transparencën paraqet draftin e konsoliduar që adreson shumë probleme konkrete që përballet shoqëria jonë dhe shënon një progres të lartë në sistemin e drejtësisë”, tha ministri Tahiri.