I ndryshohet masa gjyqësore të akuzuarit Naser Kelmendi

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 08:10 | Nga

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për lirimin e Naser Kelmendit nga masa e paraburgimit. Nga e mërkura ai do të mbrohet në liri. Lirimin e Kelmendit e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha.

“Naser Kelmendi nga sot do të mbrohet në liri. Vendimi i Gjykatës Themelore për lirimin e z.Kelmendi nga masa e paraburgimit tashmë është i formës së prerë dhe ai nuk mund të apelohet”, ka thënë Berisha, shkruan sot Koha Ditore.

Kelmendi edhe para disa muajsh ishte liruar të mbrohet në liri, por Gjykata e Apelit e kishte kthyer në paraburgim. Naser Kelmendi akuzohet për tregti me drogë, krim të organizuar dhe për përfshirje në vrasjen e një personi – Ramiz Delaliq, shtetas i Bosnjë-Hercegovinës.

Lajmin për ndryshimin e masës ndaj tij e pati konfirmuar zëdhënësi i Apelit, Arbër Jashari. Ai i ka thënë “Kohës Ditore” se një kolegj i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendor, ka aprovuar ankesën e Prokurorisë kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila javë më parë ia ka ndërprerë masën e paraburgimit të akuzuarit, duke e lënë në arrest shtëpiak..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme