Në 2023 presionet mbi Kosovën do të shtohen jo vetëm nga Serbia, por edhe nga shtetet aleate

Prishtinë | 01 Jan 2023 | 23:01 | Nga Milazim Krasniqi

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiqi, ka zbuluar planet fillestare për vitin 2023 kundër Kosovës. E para, tërheqja e re e njohjeve (ai flet për njëzet e tetë shtete që kanë tërhequr njohjet!)

E dyta, presioni mbi Islandën, që të mos e nxjerrë në rend të ditës në Këshilllin e Europës kandidaturën e Kosovës.

E treta, Serbia nuk do të pranojë të diskutojë më për Bashkësinë e Komunave dhe për asnjë marrëveshje që është arritur më parë.

Çka do të thotë konkretisht? Kjo do të thotë se, ndër të tjera, do të insistohet të zbatohet marrëveshja për Bashkësinë e Komunave, pa respektuar vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Nga ky skicim i politikës dhe diplomacisë së Serbisë për vitin 2023 mund të supozozhet se presionet mbi Kosovën do të shtohen jo vetëm nga Serbia po edhe nga shtete e organizata të veçanta. Si duket edhe nga aleatët e Kosovës.

P.S. Po të isha në mundësinë që të këshilloja vendimmarrësit, dy gjëra do t’i këshilloja: e para, përforcimin substancial të ministrisë së jashtme dhe e dyta, emërimin e një shefi të ri të ekipit negociator. Pse? Sepse ofensivat nga barrikadat, tashmë u kanë dhënë impulse të forta ofensivave diplomatike të Serbisë, po edhe përkrahjes për to nga ana e disa aleatëve tanë të deritashëm. Këto ofensiva diplomatike nuk do të mund të përballohen me ekipet dhe me qasjen e deritashme.

Të ngjashme