Në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 43 aksidente trafiku dhe u arrestuan 26 persona

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Për gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, 17 prej tyre me persona të lënduar ndërsa në 26 u raportua vetëm për dëme materiale.

Në raportin e publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se, janë shqiptuar edhe 887 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 26 persona, 17 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme