Mediat në Kosovë.
Një nga njerëzit më të poshtër në historinë e Kosovës, deputeti i VV-së, Dimal Basha, i paska fyer rëndë gazetarët e mediat në Kosovë.
Mediat kishin rol vendimtar gjate viteve 80-të, duke iu kundërvënë shovenizmit serb të Millosheviqit dhe duke e demaskuar atë me shumë sukses. Po nga gazetarë u inicua e nënshkrua peticioni i 215 intelektualëve të cilët me emër e mbiemër dolën kunder ndryshimeve kushtetuese të vitit 1989, me të cilat u rrënua autonomia e Kosovës.
Në 40 vitet e fundit, gazetarët shqiptarë u kanë prirë proceseve demokratike dhe përpjekjeve për liri e pavarësi. Nuk është fare e rastit që gazetarët e “Rilindjes” te parët në Kosovë i dorëzuan librezat e Lidhjes Komuniste dhe brenda 48 orësh u veprua njëjtë ane e kënd Kosovës. Kështu u shua partia e cile e ushtroi pushtetin për një gjysmë shekulli. Rast të tillë nuk ka askund në botë.
Gjate viteve 90-ta mediat tona kanë bërë përpjekje titanike per ta mbajtur popullin të informuar duke rënë shpesh në duar të policëve serbë, të cilët karshi mediave kishin qëndrim armiqësore. Nuk njoh gazetar i cili nuk është maltretuar e burgosur, disa prej tyre edhe janë vrarë, por nuk kanë hequr dorë nga misioni i tyre për të informuar me kohë per terrorin të cilin po e ushtronte Serbia mbi shqiptarët e Kosovës.
Me të filluar lufta, gazetarët tanë ishin në vijë të frontit dhe luftën kundër Serbisë e fituam falë mediave tona të cilat arritën me shumë sukses, në kushte shumë të rënda, shpesh pa u paguar fare për punen e tyre, që t’i plasojnë informatat mbi krimet serbe në qarqe diplomatike të kryeqyteteve perëndimore dhe në mediat më të rëndësishme në botë.
Pra, lufta u fitua së pari nga gazetarët tanë trima e profesionistë kundër regjimit të Millosheviqit, ndërsa 25 vjet pas çlirimit pushteti i sotëm i fyen gazetarët shqiptarë e mediat në gjuhën shqipe me fjalët më të ndyta, njëjtë si policët e Millosheviqit, vetëm se ato i zbulojnë hajnitë e krimet dhe dështimet e kësaj qeverie shumë armiqësore kundër shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe aleatëve tanë perëndimorë në krye me SHBA-në.