Ish të burgosurit politik kanë bërë nderime dhe kanë vendosur kurora lulesh te varri i veprimtarit Adem Demaçi në 85-vjetorin e lindjes, raporton Ekonomia Online.
Sejdi Gega, ish i burgosu tha se Adem Demaçi ishte njeri që barti mbi supet e tij aktivitetin kryesor të rezistencës tonë kombëtare.
Ai madje e quajti Demaçin arkitekt të pavarësisë së Kosovës, raporton EO.
“Jemi këtu pranë varrit të nderit të kombit sepse emri i ti është ndier edhe në botë”.
“Baca ynë përveç që ishte simbol i rezistencës i dha edhe energji rezistencës. Me 12 gusht duke marrë përgjegjësinë si përfaqësues politik i UÇK e ndërkombëtarizoi UÇK-në”.
“Komandanti legjendar Adem Jashari, Kadri Zeka dhe për shumë veprimtar ishte frymëzues i këtij ideali dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës”.
Përderisa për në orën 13:00 është paralajmëruar një tryezën diskutimi për veprimtarinë e Demaçit.