Në Australi arrestohet një i dyshuar si agjent i Koresë së Veriut

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 09:49 | Nga

Policia Federale Australiane, ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Sydney, pasi i njëjti dyshohej se vepronte si një agjent ekonomik për Korenë e Veriut.

Chan Han Choi, 59 vjeç, po akuzohet për ndërmjetësimin e eksporteve ilegale nga vendi dhe për të diskutuar furnizimin me armë të shkatërrimit në masë, shkruan BBC.

Policia pretendon se ai ka thyer sanksionet e OKB-së dhe Australisë. Rasti kundër Chan, i cili ka jetuar në Australi për më shumë se 30 vjet, është i pari i këtij lloji në vend.

Kjo është hera e parë që dikush është akuzuar nën Ligjin e Armëve të Shkatërrimit në Masë të vitit 1995 (Parandalimi i Proliferimit).

Policia thotë se kishte dëshmi se Chan kishte qenë në kontakt me “zyrtarë të lartë në Korenë e Veriut”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme