Në Bankën NLB u vodhën 17 mijë €

Prishtinë | 11 Shk 2017 | 11:00 | Nga

Të premten rreth orës 15:00 tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë vjedhur 17.000 euro në filialin e NLB-së në Veternik në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë personat e maskuar nën kanosjen e armëve arkëtarit të bankës i kanë grabitur rreth 17.000 eur nga arka.

Po ashtu, ata kanë vjedhur nga një klient i bankës 175 euo.

Ata më pas janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë Golf II me targa lokale .

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme