Shkencëtarët kanë zhvilluar një çip që mund të zbulojë kancerin në vetëm 15 minuta me një analizë të vetme të gjakut.
Sipas lajmit në gazetës belge “Flanders Today”, transmeton AA, çipi i zhvilluar si rezultat i një pune katërvjeçare në Qendrën Kërkimore të Nanoteknologjisë në Leuven mund të zbulojë për 15 minuta nëse një person ka qeliza kancerogjene në një analizë të vetme të gjakut.
Çipi, i cili vendoset në epruvetë me një mostër të gjakut të marrë nga një person, duke kryer funksionin e një aparati fotografik digjital shumë të vogël, brenda disa minutave formon imazhin e secilës qelizë. Me analizimin e këtyre imazheve me një algoritëm analitik në kompjuter, përcaktohet nëse qelizat janë kancerogjene.
Udhëheqësja e hulumtimit Liesbet Lagae dhe ekipi i saj kanë provuar çipin mbi pacientët dhe kanë arritur rezultate të mira.
Duke tërhequr vëmendjen janë duke zhvilluar përpjekje që çipin ta provojnë në më shumë pacientë dhe se janë duke tentuar të sigurojnë fondet e nevojshme për zhvillimin e një prototipi që mund të tregtohet, Lagae tha se “Sa më shpejt të diagnostikohet kanceri, aq më shumë është e mundur të arrihen rezultate të mira”.
Në mesin e sistemeve konvencionale për diagnostikimin e qelizave kancerogjene ndodhen edhe sistemet e skanimit, por këto sisteme kanë mundësi të mos diagnostikojnë tumoret e vogla. Diagnoza e vonshme e kancerit shkakton vdekje tek 90 për qind e pacientëve me kancer.