Në Brezovicë e Prevallë rrugët vështirë të kalueshme

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se përkundër angazhimit të kompanive për pastrimin e borës dhe mirëmbajtjen e rrugëve të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe ato nga Qendra e Skijimit në Brezovicë, rrugët janë vështirë të kalueshme.

Prandaj, Agjencia ka bërë apel tek qytetarët që të jenë të pajisur me pajisje adekuate dimërore.

Njoftim për gjendjen e rrugëve për Brezovicë dhe Prevallë!Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, njofton të gjithë qytetarët që kanë planifikuar që të udhëtojnë drejt Qendrës së Skijimit në Brezovicë dhe në Zonën e Turistike të Prevallës, që të jenë të pajisur me pajisje adekuate dimërore. Aktualisht, përkundër angazhimit të vazhdueshëm të kompanive për pastrimin e borës dhe mirëmbajtjen e rrugëve të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe ato të kontraktuara nga Qendra e Skijimit në Brezovicë, rrugët janë vështirë të kalueshme.

Posted by Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves on Friday, January 25, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme