Në Britani, çdo dy minuta vdes nga një pacient

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Në Britani të Madhe nga dita në ditë po rritet numri i personave të vdekur nga COVID-19, ku nga ky virus çdo dy minuta humb jetën një shtetas britanik.

Vdekja në këtë vend ka arritur shifrën e 7.172 persona, derisa vetëm brenda 24 orëve kanë humbur jetën 936 persona dhe po konsiderohet si dita me numrin më të madh të vdekurve, që kur ka shpërthyer pandemia në këtë vend

Të dhënat tregojnë se në Angli është regjistruar numri më i madh i të vdekurve me 6.483, e pasuar nga Skocia me 366, Uellsi me 245 dhe Irlanda e Veriut me 78. Megjithatë është konstatuar që vendi ku më së shumti po humbin jetën, është Birminghami.

Afro 1.4oo nga numri i përgjithshëm prej 61.242 rasteve të konfirmuara me COVID në Britani të Madhe kanë qenë në Birmingham, që i bie të jetë shifër shumë më e madhe sesa në Londër.

Zyrtarë shëndetësorë në Birmingham kanë bërë të ditur se numri i personave të vdekur në këtë vend ka shkuar në mbi 300, më saktësisht dje rreth orës 17 janë konfirmuar 306 raste të vdekjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme