Në burg edhe ish – kryetari i katërt i Koresë Jugore

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Gjykata në Seul sot e ka shqiptuar dënim me burg me kohëzgjatje prej 15 vjetësh për ish – kryetarin e vendit Leej Myung Baku për korrupsion.

Ish –kryetari është i dënuari i fundit në vargun e krerëve politikë e afaristë për marrje të mitos, transmeton Koha.net.

Lee, i cili e ka ushtruar detyrën nga vitit 2008 deri në vitin 2013, është i katërti ish – president i Koresë Jugore që ka përfunduar në burg, përcjell al jazzera. Trashëgimtarja e tij Park Geun Hye është dënuar për shkak të rolit që kishte pasur n një skandal tjetër për ç’shkak ishte rrëzuar nga pushteti në fillim të vitit 2017 dhe që pasoi edhe arrestimin e nënkryetarit të Samsungut Jay Y. Leea.

Lee Myung Bak është akuzuar për marrje të 10 milionë dollarëve mjete ilegale financiare.

Pos vuajtjes së dënimit, Lee duhet ta paguajë edhe gjobën me para.

Lee (76 vjeçar) hedh poshtë të gjithë akuzat duke thënë se procesi kundër tij është politikisht i motivuar si hakmarrje e kryetarit aktual Moon Jae In.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme