Në burgjet e Kosovës respektohen të drejtat e njeriut

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 10:25 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Burgjet në Kosovë nuk dallojnë nga ato të rajonit sa i përket infrastrukturës. Ushtruesi i detyrës së Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se përveç infrastrukturës në burgje ushqimi dhe shërbimet shëndetësore nuk kanë konkurrencë.

“Në krahasim me vendet e tjera, në regjion na prijmë në regjion me të gjitha me akomodim, me infrastrukturë. Mendoj edhe akomodimi edhe shërbimi edhe ushqimi me të gjitha me shërbimi shëndetësor, dhe sa i përket trajtimit të burgosurve ne prijmë në regjion”.

Ai po ashtu ka pohuar se parësore është respektimi i të drejtave të njeriut.

“Kategorik i respektojmë të drejtat e njeriut edhe pse kanë rënë në ndershmëri”, është shprehur Zogaj.

Përpos kushteve infrastrukturore, garanci për të burgosurit del të jetë edhe trajtimi.

“Unë garantoj se i kam vizituar të gjitha burgjet në rajon, edhe në Evropë edhe në Azi. Sa i përket regjionit edhe trajtimit i burgosurve edhe kjo është shumë me rëndësi sepse neve nuk na intereson se fare race, feje apo fare aspekti politik ka ai për neve të gjithë janë të barabartë para ligjit “, është shprehur drejtori i burgjeve Sokol Zogaj.

Por pavarësisht kushteve dhe trajtimit të mirë në burgje Zogaj e sheh të nevojshme avancimin e më tutjeshëm të Shërbimit Korrektues.

“… unë besoj që ja kemi dal në shërbimin tim por që puna duhet të bëhet, sepse shërbimi korrektues e ka një bazë dhe nevojë që të avancohet edhe më shumë”, ka thënë ai.

Shërbimi Korrektues i Kosovës administron 10 qendra korrektues prej tyre 6 janë qendra të paraburgimit, në të cilën janë të vendosur të paraburgosurit me urdhër të Gjykatës dhe 3 qendra korrektuese.

 

Të ngjashme