Ekonomia Online
FUNDIT

Në burgun në Dyz, 85 persona me të drejtë vote

Në burgun në Dyz, 85 persona me të drejtë vote

Sot të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë edhe të burgosurit. Në burgun e sigurisë së lartë në Dyz po vazhdon procesi i votimit të qytetarëve që po e kryejnë dënimin aty. Drejtori i këtij burgu, Burim Buleshkaj, ka treguar se secili i burgosur që mbahet në institucionet korrektuese gjithherë e ka pasur të drejtën […]

Sot të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë edhe të burgosurit.

Në burgun e sigurisë së lartë në Dyz po vazhdon procesi i votimit të qytetarëve që po e kryejnë dënimin aty.

Drejtori i këtij burgu, Burim Buleshkaj, ka treguar se secili i burgosur që mbahet në institucionet korrektuese gjithherë e ka pasur të drejtën për votë.

“Kemi 158 të burgosur, e nga ta sipas listës së KQZ-së 85 do ta kenë të drejtën për votim. Nuk e dimë arsyen se pse vetëm 85 prej tyre kanë të drejtë vote, ndoshta KQZ-ja ka bërë ndonjë pastrim liste”.

“Të burgosurit kanë qasje në mediat vendore, pra në kanale vendore dhe kanë pasur kohë mjaftueshëm, ndoshta si askush tjetër, për ta ndjekur fushatën dhe debatet e ndryshme”, u shpreh Buleshkaj .

Me faktin se mund të votojë edhe nga burgu, të lumtur u shprehën edhe disa të burgosur, duke thënë se janë të kënaqur që konsiderohen të barabartë me qytetarë të tjerë”.

Të ngjashme