Në disa pjesë të Rahovecit dhe Prizrenit do të ketë ndërprerje të ujit

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar për një defekt të gypit në fshatin Zhdrell, e si rrjedhoj e kësaj do të ketë ndërprerje të ujit në disa pjesë të Rahovecit dhe Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumator,

ju njoftojmë se kemi defekt në fshatin Zhdrell në gypin kryesor fi 1100, i cili gyp furnizon me ujë të pijes të gjitha njësit e operimit, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Momentalishtë furnizimi me ujë është duke u bërë nga rezervuarët të cilët janë duke punuar me kapacitet të plotë, të cilët mundë të përballojnë kërkesat e konsuamtorëve deri në eleminimin e defektit.

Vlen të ceket se në disa pjesë të Rahovecit dhe Prizrenit mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Apelojmë tek konsumatorët që gjatë këtyre orëve deri në eleminimin e defektit i cili është i një natyre më të komplikuar, ta shfrytëzojnë ujin në mënyr sa më racionale.

Ekipet tona janë në vend ngjarje me të gjitha mjetet e nevojshme duke u përpjekur maksimalisht që sa më shpejtë të bëjnë sanimin e defektit.

Për ç’do zhvillim sa i përket furnizimit me ujë, KRU “Gjakova” do tju mbaj të informuar paraprakishtë nga faqja zyrtare e saj, ç’do publikim jashtë faqes zyrtare të KRU “Gjakova” është lajm dezinformues.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” sh.a.
09.06.2021.

Të ngjashme