Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Krasniqi publikon foto me familjen e tij dhe i falënderon ata për përkrahjen

Prishtinë | 15 Maj 2023 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare të Familjes ka shprehur urimet më të përzemërta për të gjitha familjet në Kosovë, të cilat jetojnë, veprojnë dhe përballojnë sfidat e përditshme në vendin tonë, shkruan Reporteri.net.

Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka publikuar një fotografi me familjen e tij, ndërsa i ka falenderuar për përkrahjen dhe dashurinë ndaj tij.

Postimit i plotë:

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja – strehë dashurie, burim i pashtershëm i mbështetjes dhe forca që na shtyn përpara në çdo moment të jetës. 👨‍👩‍👦‍👦

Andaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha familjet në Kosovë, të cilat jetojnë, veprojnë dhe përballojnë sfidat e përditshme në vendin tonë.

Po ashtu, në këtë ditë shpreh falënderimet më të thella për familjen time, për përkrahjen e pareshtur dhe dashurinë e pakursyer që më ofron në çdo hap.

Të ngjashme