Në Komunën e Drenasit është duke vazhduar votimi dhe nuk është raportuar asnjë incident deri më tani.
Në 28 qendra të votimit sa ka Komuna e Drenasit, sipas të dhënave që ka Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Drenas deri në ora 17:00, kanë votuar 33.04 për qind, apo 17 mijë e 474 votues.
Situata përgjithësisht është e qetë dhe nuk është evidentuar asnjë incident. PDK-ja fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar deri në mbylljen e qendrave të vendvotimit”, thuhet në njoftimin e PDK-së dega në Gjilan.