Në Komunën e Drenasit kanë pasur të drejtën e votimit 52 888, ndërsa sipas të dhënave të Shtabit Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Drenasit, pas mbylljes së qendrave të votimit, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 41 për qind, apo 21 680 votues.
Përgjithësisht procesi i zgjedhjeve ka kaluar mirë dhe pa asnjë incident të theksuar, ku falënderojmë qytetarët e Komunës së Drenasit të cilët kanë treguar kulturë dhe demokraci në procesin zgjedhor.