Në Durrës nis takimi i kryeministrave të Ballkanit, Rama sërish me atlete

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 11:18 | Nga

Ka nisur takimi joformal i kryeministrave të Ballkanit në Durrës ku fokus do të jetë procesi integrimit dhe ekonomia.

Kryeministrat e rajonit janë pritur nga Rama mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar në vilën qeveritare në një takim joformal.

Të pranishëm në këtë takim janë kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministrin i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ati të Malit të Zi Dushko Markoviçm.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Durrës.

Gjatë këtij takimi, do të shqyrtohen mundësitë e fuqizimit dhe thellimit të integrimeve rajonale, partneriteti rajonal dhe veprimet e shteteve rreth lehtësimit të lëvizjes ndërkufitare të mallrave si dhe transportit, për tregtinë në shërbime, investimet dhe ekonominë digjitale si dhe për perspektivën e integrimeve të mëtejshme në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Isa Mustafa do të prezantoj qëndrimet e Republikës së Kosovës për të gjitha çështjet e rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin rajonal, integrimet evropiane dhe temat tjera të rëndësishme.

Të pranishëm janë edhe Komisioneri Europian për zgjerimin Johanes Hahn dhe numri dy i Bankës Botërore për rajonin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme