Gjatë një takimi të presidentit afgan Ashraf Ghani ka ndodhur një sulm kamikaz. Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 31 të tjerë.
Raportohet se mes viktimave ka shumë gra dhe fëmijë.
Presidenti pritej t’i drejtohej turmës në Charikar, kryeqyteti i provincës Parwan province, në veri të Kabulit, kur ndodhi sulmi i militantëve.
Ndërkohë, siç transmeton TCH raportimet, një sulm tjetër u shënua pak kohë më vonë në afërsi të bazës ushtarake dhe ambasadës amerikane në qendër të Kabulit. Nga ky sulm humbën jetën 6 persona.
Kryengritësit talebanë morën përsipër përgjegjësinë për të dyja sulmet.