Në Egjipt tre dollarë gjoba për mosmbajtje të maskës

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Egjipti ka vendosur një rregull të ri, duke gjobitur me tre dollarë personat që nuk mbajnë maskën në vendet publike, ndërsa rastet me koronavirus po vazhdojnë të rriten, shkruan Reuters.

“Pas prezantimit të gjobës, njerëzit definitivisht do të jenë më të disiplinuar. Të gjithë që kapen në rrugë, autobus, do të gjobiten për mosmbajtje të maskave. Edhe nëse nuk janë të shqetësuar për veten, duhet të shqetësohen për tjerët. Është vendim i rëndësishëm”, ka thënë qytetari Mohamed Abdel }ahab.

Gjoba do të jetë 50 funte egjiptiane apo 3.19 dollarë.

Të ngjashme