Në “Faik Konicë” testohen 76% e nxënësve, disa pyetje me kurrikulën e vjetër

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 11:06 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme gjatë ditës i janë nënshtrohen Garës Nacionale të Diturisë.

Ata janë testuar në lëndë të ndryshme, e cila do të mbahet për herë të parë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në Prishtinë testi është duke u mbajtur në shkollën “Faik Konica”, ku janë testuar 516  nxënës nga 679 sa ka gjithësie kjo shkollë, ose 76% e tyre.

Drejtoresha e kësaj shkolle Gjylije Bala tha se testi nuk ka qenë i obligueshëm, por që pjesëmarrja ka qenë në mënyrë vullnetare.

Bala ka thënë se detet është dashur të sillen nga ministria por që kjo nuk ka ndodhur dhe është dashur të shkojnë t’i marrin vet.

“Na kanë thënë se testet do t’i sjellim dje me datë 10 nga ministria, por që kjo nuk ka ndodhë, ne është dashtë që të shkojmë t’i marrim vet ato, mbrëmë në ora 19:00, por që sot testi ka filluar me kohë”.

Fatos Berisha, arsimtarë në këtë shkollë, tha se disa pyetje janë përpiluar me kurrikulën e vjetër, raporton EO.

“Ka pasur mospërputhje të kurrikulave, ku tek klasat e 8 ka pasur pyetje që kanë qenë me kurrikulë të vjetër, por që këtë test e vlerësojmë pozitivisht pasi i sfidon nxënësit”.

Kurse nuk po mbahet në dy shkolla fillore në atë  “Ismail Qemajli” dhe “Hasan Prishtina”.

Pos këtyre shkollave në kryeqytet edhe në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan testi nuk është duke u mbajtur, kjo pasi nuk ka arritur materiali.

Sipas Koordinatorit Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, janë hartuar 352 teste të cilat do të shpërndahen nëpër shkolla, mirëpo për shpenzimet për materialet thotë se nuk e dinë sa kanë qenë pasi janë mbuluar nga Zyra e Kryeministrit.

Ai ka thënë për Ekonomia Online  të premten se në testim do hyjnë nxënësit me dijen që kanë marrë nga shtatori deri në prill.

Këshilli i prindërve të Prishtinës ka dalë me qëndrim se mbajtja e garave të diturisë, që është planifikuar të mbahen të shtunën në disa lëndë, është ngarkesë e paarsyeshme, me efekte negative për fëmijët dhe stres i tepërt që nuk justifikon mjetin e as qëllimin.

Për nxënësit testi nuk ishte i vështirë. Omer Aliu, nxënës i kësaj shkolle tha se për mbajtjen e testit janë njoftuar dt ditë më parë dhe se u është thënë se pjesëmarrja është vullnetare.

“Jo testi nuk ka qenë aq i vështirë dhe kemi pasur lëndët: Gjuhë Shqipe; Matematikë, Histori; Gjeografi etj. Na kanë tregu dy ditë ma herët na kanë thanë se duhet me ardhur se të shtunën mbahet testi i diturisë”.

“Na kanë treguar që po mbahet kush del më i miri dhe me garuar me shkollat tjera, ka qenë vullnetar”.

Edhe Drejta Haziri, tha se testi nuk ka qenë i vështirë. Madje ajo po e sheh këtë test si mundësi që nxënësit të shprehin atë që kanë mësuar.

“Testi ka kaluar shumë mirë nuk u koni vështirë edhe ka pasur mjaftueshëm detyra që mi shpreh na aftësitë e tona. Na kanë lajmëruar para dy ditëve”.

“Ka qenë ma e mirë që na me i shprehë aftësitë që i kemi po jo me mësuar ma shumë edhe në fakt nuk u kanë vullnetarë, na kanë thanë që është i obligueshëm po normalisht nëse nuk na lejon prindi nuk kemi me pas obligim me ardhur”.

“Rezultatet hala nuk na kanë njoftuar po na kanë tregu që kur kryhet testi  arsimtarët i kanë 6 ditë afat që me i kontrolluar testet pastaj zgjidhet prej klasës prej paraleleve edhe prej shkollës”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme