Shoqëria civile në Ferizaj ka marshuar sot për të kërkuar drejtësi për Astrit Deharin i cili vdiq më 5 nëntor në rrethana të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Ky lajm është bërë i ditur nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Kanë kaluar 16 ditë që nga vdekja e tij e dhunshme dhe asnjë zyrtar shtetëror nuk është shkarkuar apo nuk ka dhënë dorëheqje.
Institucionet në vend që të japin përgjegjësi, po na japin gënjeshtra e montime, të njëjta me montimet që ia bënë Astritit për ta mbajtur në burg për 68 ditë, nga ku e nxorën të vdekur”, thuhet në njoftimin e kësaj lëvizjeje.