Në Ferizaj përurohet Fabrika e Konstruksioneve të Çelikut

Ferizaj | 07 Tet 2016 | 15:46 | Nga

Biznesmeni dhe president i AKR-së, Behgjet Pacolli, mori sot pjesë në përurimin e fiabrikës së Konstruksioneve të Çelikut, pranë fabrikës IMK në Ferizaj.

Pacolli, i cili është themelues i kompanisë “Mabetex” , tha se kjo kompani nisi në vitin 1991 “kur bota ishte në një udhëkryq dhe nuk dihej kah shkonin rrugët”.

“Me vullnet të madh, mund, shpresë, guxim, ne ia filluam sfidës jo të lehtë. Dhe sot pas 25 viteve ne ia kemi dal. Është e vërtetë që MABETEX-i është kompani globale dhe këtë vit nuk do të shënohet vetëm ky vit jubilar por do të ketë një manifestim këtu në Kosovë për këtë vit dhe aty do të kemi mundësi t’i ftojmë miqtë tanë dhe t’i tregojmë sfidat jo të lehta”, tha ai.

Pacolli tha se në Kosovë është vështirë të vendosësh dhe të investosh, ndërsa përmendi vështirësitë me të cilat përballen investitorët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme