Në filialin e NLB-së u vodhën 17 mijë euro

Prishtinë | 11 Shk 2017 | 14:17 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në filialin e Bankës NLB në Veternik të Prishtinës janë grabitur 17 mijë euro.

Sipas raportit, tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur, nën kanosjen e armëve nga viktima mashkull, i kanë grabitur rreth 17 mijë euro nga arka si dhe një klienti të bankës rreth 175 euro.

Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë të tipit “VW Golf II”, me targa lokale.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme