Në fshatin Pleshinë asfaltohet 10 rrugë

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 15:37 | Nga

Në fshatin Pleshinë të Ferizajt janë asfaltuar dhjetë rrugë. Ndezjen e makinerisë për asfaltimin e rrugëve në fshatin Pleshinë e bëri numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Ai më këtë rast ka vlerësuar se asfaltimi i këtyre rrugëve në fshatin Pleshinë ka rëndësi tepër të madhe për banorët e kësaj ane.

“Jam shumë i lumtur që sot po realizojmë këto projekte në përfundim të zonës së verës dhe para futjes në dimër, dhe jam shumë i kënaqur që edhe përfituesit e këtij tenderi ‘Berisha Kompani’ dhe ‘Bageri Kompani’ po e realizojnë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë projket. Jam i impresionuar që në këto rrugë ka dal edhe shkalla e ngjeshmërisë 100 kilo-njuton që nënkupton një afat më të madh të qëndrueshmërisë, se sa të gjitha rrugët e tjera që janë realizuar në këtë anë”, ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar edhe banorët e fshatit Pleshinë që kanë liruar pronat e tyre, vetëm e vetëm që projekti i rrugëve të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërsa banorët e këtij fshati, janë shprehur mirënjohës Komunës së Ferizajt, për asfaltimin e rrugëve të tyre. Ata thanë se asfaltimet e rrugëve kanë qenë të domosdoshme të bëhet për shkak se tashmë po afrohet edhe koha e dimrit.

Gjatësia e rrugëve në fshatin Pleshinë është mbi 2 kilometra e gjysmë, ndërsa vlera e këtyre projekteve është mbi 150 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme