Sipas Prishtina Weather, në fundjavë do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë, por në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot më i ftohtë dhe me shi.
Me 25 gusht – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.
Me 26 gusht – Mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e më vonë në mbrëmje priten reshje lokale shiu dhe bubullima.
Me 27 dhe 28 gusht– Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohë pas kohe me reshje shiu, e gjatë ditës të shoqëruara edhe me bubullima. Reshjet e shiu do të vazhdojnë edhe paraditen e ditës së martë, e gjatë ditës pritet të pushojnë. Në mbrëmje pjesërisht vranët.
Me 29 gusht Mot më i ngrohtë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare dhe do të sillen me minimale nga 14C deri në 16C, e maksimale deri në 31C. Në fillim të javës së ardhshme do të pësojnë rënie të theksuar, ku minimalet pritet të zbresin deri në 12C, e maksimalet do të zbresin deri në 21C, e nga mesi i javës do të rriten deri në 27C.
Era do të fryjë e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s, e nga mbrëmja e së dieles do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale, përcjell Telegrafi.