Në gjendje të dehur rrah gruan dhe dy fëmijët, arrestohet

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në Partesh është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, pasi që në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj gruas dhe dy fëmijëve të tyre.

Ngjarja ka ndodhur më 26.09.2019, në orën 20:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb, i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër serbe dhe dy fëmijëve të tyre. Të dyshuarit i është bërë alkool-testi dhe trajtimi mjekësor në QE-Gjilan, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme