Në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë 250 nxënës i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë, në afatin e dytë. Drejtori i Gjimnazit, Betim Sylejmani, tregoi për Ekonomia Online se nxënësit vijnë nga shkollat “Naim Frashëri”, “Pjetër Bogdani” dhe “Emin Duraku”.
Në pjesën e dytë të testit nxënësit janë përgjigjur në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.
Sylejmani thotë që nxënësit janë të përgatitur dhe se pret rezultatet të mira edhe përkundër se ka pasur, siç thotë, pengesa gjatë procesit mësimor.
“Besojmë që po, tashmë pjesa e parë e Testit të Arritshëmrisë ka përfunduar para një jave sot është pjesa e dytë dhe siç po shihet janë të përgatitur”.
“Varësisht duke ditur që ka pasur probleme ky gjatë procesit mësimorë më vonesa të ndryshme po besojmë që do të jenë më mirë se vitet e kaluara”.
Pjesës së parë e Testit të Arritshmërisë, i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1 867 salla të testimit, në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi.