Në Gllogjan s’i lejohet votimi me përcjellës, qytetarit i kërkohet dokument mjekësor

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Në qendrën e votimit, në shkollën fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan të Deçanit ka pasur një qytetar të pakënaqur sepse nuk iu ka lejuar të votojë me ndihmën e përcjellësit si pasojë e mungesës së një dokumenti mjekësor.

Kështu ka njoftua Lumnije Avdija.

“Një qytetar ka qenë i pakënaqur sepse nuk iu ka lejuar të votojë me përcjellës, që atij i nevojitet të ketë një dokument mjekësor. Po shpresojmë që familja do të ia sigurojë këtë dokument dhe besoj që shumë shpejt ai do të jetë këtu dhe do të ushtrojë të dejtën e votës”, tha Avdija.

Ajo tha se janë diku rreth 1 mijë e 700 qytetarë që do të ushtrojnë të drejtën e votës, derisa shprehet se në orët e hershme të mëngjesit ka pasur pak fluks të qytetarëve që kanë dalur të votojnë, derisa në këtë qëndër të votimit nuk ka munguar tavolina informuese.

“Sipas regjistrimeve dhe shënimeve që kemi marrë janë diku rreth 1 mijë e 700 qytetarë që do të sushtrojnë të drejtën e votës. I kemi në dispozicion 2 vendvotime dhe presim që gjatë ditës fluksi i qytetarëve të shtohet sepse fillimi ka fuilluar me pak njerëz”, tha Avdiaj.

Në këtë qendër të votimit, në orën 09:00 është planifikuar të votojë kryetari i nderit i Aleancës, Ramush Haradinaj, i cili për herë të parë nuk është kandidat për kryeministër të vendit.

Në Gllogjan të Deçanit kanë të drejtë vote rreth 40 mijë votues të cilët mund të votojnë në 14 qendra të votimit të rregullta dhe në një qendër të votimit me kusht.

Të ngjashme