Në Hagë po gjykohet përpjekja për liri, jo rastësisht janë zgjedhur të goditen personat e katër funksioneve të luftës

Prishtinë | 05 Nën 2022 | 11:01 | Nga Adriatik Kelmendi

Të mos harrojmë! Serbia i ka nisur katër luftra. Rreth 140 mijë njerëz kanë humbur jetën. Rreth 4 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë.
Sot asnjë nga udhëheqësit serbë të këtyre luftrave nuk është në gjykim.

Sot, bëhen dy vjet kur 4 persona që vendosën t’i thonë jo krimeve të Serbisë u dërguan në Hagë.

Sot Ushtria për Ç L I R I M I N e Kosovës ndodhet para gjykatës.

Jo rastësisht janë zgjedhur katër personat e katër funksioneve të luftës të goditen.

Fytyra e luftës për liri (zëdhënësi), organizimi politik (drejtori politik), organizimi në terren (inspektori i përgjithshëm) dhe organizimi i intelegjencës (shërbimi informativ).

Sot nuk po gjykohen krimet e Serbisë – po gjykohet përpjekja e lirisë.

Jakupi, Hashimi, Rexha dhe Kadriu po e bajnë barrën e goditjes ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Këtë nuk bën assesi ta harrojmë!

Të ngjashme