Në Hollywood hapet restoranti i parë ku klientët mund të bëjnë seks

Prishtinë | 25 Qer 2023 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Damon Lawner është 52 vjeç dhe në Hollywood e quajnë “Jezusi i seksit i ditëve të sotme”. Një emërtim blasfemues, por që ai bën gjithçka për ta merituar.

Pas vitesh drejtimi të tubimeve ekstravagante ku pjesëmarrësit duhet të paraqesnin fotot e tyre paraprakisht për t’u zgjedhur dhe për të paguar anëtarësinë prej 75,000 dollarësh në vit, tani Lawner ka vendosur të bëjë një hap më të madh: të hapë një restorant me kuzhinë franceze ku mund të bëni seks. Ngjitur me tavolinën një tendë është improvizuar.

Në Hollywood hapet restoranti i parë ku klientët mund të
Emri i lokalit është “Puzzle”, që mund të kuptohet si një gjëegjëzë, puzzle, pjesë e një mozaiku, pra diçka e vështirë për t’u interpretuar.

Lokali ka 15 tavolina, të ndara mirë dhe të izoluara nga pjesa tjetër e klientëve.

Po ka dhe rregulla. Klientët që telefonojnë për të prenotuar duhet të deklarojnë sa fitojnë dhe, nëse pranohen, duhet të paguajnë tarifën prej 10 mijë dollarësh si dhe duke shpjeguar çfarë lloj ëndrre do të donin të realizonin në një darkë në Puzzle.

Të ngjashme