Në Iran futbolli, religjioni e politika shpesh bllokojnë njëra-tjetrën

Prishtinë | 24 Qer 2018 | 19:44 | Nga

Kur Përfaqësuesja e Iranit mposhti 1:0 Marokun në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, iranianët shpërthyen në festë, duke bllokuar rrugët e Tehranit deri në orët e mëngjesit.

Ishte hera e parë në 20 vjet që Irani fitoi një ndeshje në botëror dhe kjo u mjaftoi tifozëve për të festuar, shkruan Koha Ditore.

Edhe pse Irani fitoi me autogol, tifozët festën nuk e prishën. Por, udhëheqësit religjiozë të këtij vendi, nën lidershipin e Ayatollah Ali Khameneit, gjithë këtë festë dhe entuziazëm e shikuan me dyshime të mëdha. Ata nuk duan që iranianët të mblidhen dhe të festojnë së bashku.

Pas shpërthimeve të protestave në të gjithë vendin në fillim të këtij viti, elita fetare e Iranit vendosi që të mos ketë tubime të mëdha. Por, iranianët iu kundërvunë kësaj. Ata duan të shohin ekipin e tyre në botëror dhe këtë duan ta bëjnë duke u tubuar nëpër restorante, lokale, kinema dhe në rrugë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme