Në Iran mbi 700 të vdekur, rreth 14 mijë persona të infektuar

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

IRAN- Rastet e Coronavirusit në Iran janë rritur në 13.938. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour. 

Ndërkohë edhe vdekjet u rritën në 724, me një rritje prej 113 rasteve brenda një dite, ndërsa 4,790 njerëz u shëruan.

Për të përballuar urgjencën, autoritetet kërkuan që popullsia të qëndronte e mbyllur në shtëpi.

“Anuloni të gjitha udhëtimet tuaja dhe qëndroni në shtëpitë tuaja. Vetëm atëherë do të shohim përmirësime,” tha Jahanpour.

Të ngjashme