Në Itali arrestohen 19 shpërndarës droge, mes tyre 5 shqiptarë

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 12:53 | Nga

Policia e Milanos ka vënë në pranga 19 shpërndarës droge.

Mes të arrestuarve, 12 janë italianë, 5 shqiptarë, një rumun dhe një moldav, të gjithë të moshës mes 23 dhe 49 vjeç.

 Mësohet se hetimet kishin nisur që prej marsit të një viti më parë.

Bastisjet u kryen në Milano, Monza, Brianza, Bergamo, Genoa, Nuoro, Pavia, Verbania dhe Vercelli.

Organizata kriminale aktivitetin e saj e kishte të përqëndruar kryesisht në Milano dhe Monza. Tregtonte kokainë dhe marijuanë.

Vala e arrestimeve nisi pikërisht një vit më parë, kur policia ndaloi shoferin e një Camperi (shtëpi lëvizëse) që vinte nga Spanja. Në pjesën fundore të kabinës së dushit u gjetën të fshehura 11 kg marijuanë.

Hetimet më pas çuan në arrestimin e 9 personave të tjerë. Policia ka sekuestruar 16 kg marijuanë, 1 kg kokainë dhe 10.000 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme