Në Klinë, 357 raste të raportuara me grip sezonal

Klinë | 28 Shk 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Është mbajtur takimi i rregullt nga stafi i mjekëve në Klinë, për ta analizuar situatën epidemiologjike të gripit sezonal.

Edhe komuna e  Klinës është përfshirë nga epidemia e gripit sezonal, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Komuna, pas takimit.

Nga tetori 2018 deri në Shkurt 2019 janë vaksinuar 2450 qytetarë sipas udhëzimeve të mjekëve, ndërsa në periudhën janar – shkurt të vitit 2019 ka pasur 357 raste të raportuara më grip sezonal.

“Në koordinim të plotë me IKSHP janë marrë të gjitha masat për tejkalim sa më  të lehtë të kësaj gjendje dhe aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll”.

Mjekët kanë propozuar masa praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal: 

• Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë

• Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes

• Të reduktohet numri i vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)

• Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz

• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë pemë dhe perime

• Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm.

• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni

• Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt

• Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool

• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë

• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut;

Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku

Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë;

Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikimet e rënda që mund të vijnë nga gripi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme