Kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës së fshatrave Shtupel-Ranoc të Klinës, një arterie kjo shumë e rëndësishme e cila krijon lehtësi në lëvizjen e banorëve të kësaj ane dhe lidhje me të shpejt e të lehtë me qendrën e Klinës.
Rruga është e gjatë 3 km dhe ka kushtuar rreth 140 mijë euro. Në ceremoninë e asfaltimit të kësaj rruge ka marrë pjese edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili ka uruar banorët për rrugën.
Asfaltimi i kësaj rruge krijon një lidhje të mire në mes fshatrave verilindorë me ato të Lugut të Drinit, rrugë kjo e cila pothuajse ka qenë e pakalueshme për automjete.
“Institucionet e pushtetit po përkujdesen që t’i japin kuptimin jetës edhe në këtë zonë. Nga sot po krijojmë kushte shumë më të mira për të gjithë banorët, dhe rrjedhimisht edhe për lëvizjen e qytetarëve”, ka thënë me ketë rast Bashota.
Në komunën e Klinës, kanë nisur të realizohen dhe janë në procedure edhe shumë projekte tjera në infrastrukturë rrugore dhe fusha tjera.