Përkundër situatës së vështirë epidemiologjike dhe luftës kundër koronavirusit, numri i foshnjave të porsalindura këtë vit në zonat serbe në Kosovë është më i lartë sesa vitin e kaluar, dhe deri më sot, gjithsej 919 foshnje kanë lindur në spitalet e lindjes në Mitrovicën e Veriut, Graçanicë dhe Partesh.
Numri më i lartë i lindjeve këtë vit ishte në Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën Veriore, ku, sipas kryeinfermieres së departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës, Olivera Elek, 5 foshnje më shumë kanë lindur deri më tani sesa vitin e kaluar.
“520 foshnje kanë lindur deri më tani në Mitrovicën e Veriut, që është 5 foshnje më shumë se vitin e kaluar”, i tha Elek portalit serb në Kosovë, “Kosova Online”
Situata është e ngjashme edhe në spitalin e lindjes në Graçanicë, ku në vitin 2020, 261 foshnje kanë lindur.
Numri i foshnjave të lindura deri më sot është 261, nga të cilët 125 djem dhe 136 vajza, ndërsa vitin e kaluar, deri më 31 dhjetor, kanë lindur 254 foshnje”, tha kryeinfermierja e klinikës, Marina Zhiviq.
Përkundër situatës me koronavirus, gjatë këtij viti , 138 foshnje kanë lindur në klinikën e gjinekologjisë dhe obstetrikës në Qendrën Shëndetësore në Partesh, që është pothuajse shifër identike me një vit më parë.