Është duke vazhduar vaksinimi me vaksinën antiCovid për qytetarë te Kosovës.
Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se deri më tani numri i qytetarëve të cilët janë vaksinuar është 205 mijë e 884.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 1 mijë e 110 qytetarë, kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 49 mijë e 207 persona.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës. Deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kosova vazhdon të jetë larg shteteve të tjera sa i përket vaksinimit të popullsisë.
Së fundi në vend ka arritur kontingjenti i parë në kuadër të kontratës së lidhur me Pfizer, për vaksinimin e qytetarëve të Kosovës, kurse vaksinat e tjera deri më tani ishin në kuadër të donacioneve.