Në Kroaci janë regjistruar 51 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, që është shifra më e lartë e të vdekurve e regjistruar brenda 24-orëshi në këtë shtet në tre muajt e fundit.
Shifra totale e të vdekurve në Kroaci që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 6905.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 410 raste të reja pozitive me koronavirus në Kroaci. Shifra totale e të infektuarve ka arritur në 323.036. E janë shëruar 2207 persona në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 302.699.