Në Kroaci shënohet rekord me raste ditor, 1 413 të prekur me Covid-19

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Situata me koronavirus në Kroaci po vazhdon të rëndohet.

Të martën, autoritetet shëndetësore të këtij vendi kanë njoftuar për rekord rastesh ditore – 1.413.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 18 persona si pasojë e COVID-19.

Me këtë, numri i të prekurve në këtë vend është rritur në 38.621, derisa kanë vdekur 470 pacientë.

Në fakt, në gjithë rajonin dhe më gjerë numri i të prekurve po rritet së tepërmi. Situatë e rënduar paraqitet edhe në vendet fqinje të Kroacisë, Slloveni dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme