Në kryeqytetin uzek sot diskutohet për paqen në Afganistan

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 09:13 | Nga

Uzbekistani do të jetë sot nikoqir i një takimi për Afganistanin me qëllim të hapjes së rrugës për bisedime direkte mes Kabulit dhe talibanëve.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, presidenti uzbek, Shavkat Mirziyoyev dhe shefja diplomatike e BE-së, Federica Mogherini, pritet të marrin pjesë në bisedimet në Tashkent.

Ministrat e Jashtëm të Kazakistanit, Pakistanit, Rusisë dhe Turqisë pritet që po ashtu të mbajnë fjalime, derisa Shtetet e Bashkuara do të pëfaqësohen nga nën-Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, Thomas Shennon.

Palët pritet që të nënshkrujnë një deklaratë për Afganistanin para përfundimit të konferencës.

Talibanët janë duke qëndruar larg ngjarjes që do të mbahet në Tashkent.

Përfaqësuesit e Uashingtonit dhe NATO-s, kanë shprehur në të kaluarën shqetësimet e tyre se Moska është duke furnizuar me armë grupin militant.

Moska i hedh poshtë këto pretendime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme