Në kuadër të Festivalit “Prishtina Lexon”, përmes argëtimit nxënësit motivohen të lexojnë më shumë

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 10:58 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Festivalit “Prishtina Lexon”, organizata joqeveritare “Toka” ka mbajtur aktivitete të edukimit joformal për nxënësit e klasave 6-9  në shkollën fillore “Qamil Batalli”.

Hatixhe Zeka, nga organizata “Toka”, tha se aktivitetet i ka filluar dje dhe do të vazhdoj deri më 3 qershor, raporton Ekonomia Online.

Kjo organizatë në kuadër të “Prishtina Lexon”, ka përzgjedhur 4 shkolla të komunës se Prishtinës dje aktiviteti është zhvilluar në shkollën “Nazim Gafurri”, sot në shkollën “Qamil Batalli”, të enjten në shkollën “Pavarësia” në Mati 1 dhe të premten në shkollën “Hilmi Rakovica në Kodrën e Trimave.

“Jemi duke zhvilluar disa aktivitete të edukimit joformal të cilat kanë për qëllim inicimin dhe kthyerjen në pasion të leximit tek nxënësit”.

“Nxënësit kanë mundësi me u argëtuar dhe me kaluar një ditë pak më ndryshe se sa në ditët e zakonshme”, tha Zeka.

“Toka e ka dizajnuar një program enkas për ‘Prishtina Lexon’ dhe programi është i dizajnuar për klasat e 6-ta dhe 7-ta, ndërsa për klasën e 8-ta dhe 9-ta programi është i veçantë”.

“Programi në ketë shkollë do të zhvillohet vetëm me klasat e 6-ta dhe do të zhvillohen 4 aktivitete të edukimit joformal”, shtoi Zeka.

Të ngjashme