Në Lipjan hapet panairi i prodhimeve bujqësore

Lipjan | 06 Kor 2017 | 17:54 | Nga

Komuna e Lipjanit së bashku me komunën e Shtimes dhe me përkrahje nga organizata IKC, sot në hapësirat e tregut të pemëve, kanë hapur panairin e prodhimeve bujqësore.

Në këtë rast, kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e panaireve të tilla që kanë për qëllim promovimin e produkteve bujqësore.

“Ky panair, nga viti në vit po shënon suksese, duke e ngritur cilësinë e produkteve, si dhe kualitetin e punës që po e bëjnë fermerët tanë lipjanas, andaj jemi të gatshëm që edhe në të ardhmen të përkrahim organizime të tilla”, tha kryetari Ahmeti.

Në këtë panair morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përfaqësues nga Komuna e Shtimes, IKC, IADK dhe përfaqësues nga organizata TIKA.

Ky panair bujqësor ka karakter tradicional dhe ka për qëllim për të promovuar zhvillimin e bujqësisë.

Image may contain: 4 people, people smiling, foodImage may contain: 4 people, people smiling, people standing and food

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme