Këngëtarët e njohur shqiptarë, Tayna dhe Mozzik, dje (e mërkurë), publikuan këngën e re.
“Edhe ti” mban titullin kënga e tyre, e cila është punuar në studion e “Friends Entertainment”.
Kjo këngë është pritur mirë nga publiku që në orët e para të publikimit, dhe kjo vërehet nga shifrat e larta të klikimeve që ka marrë në YouTube.
Ende pa u mbushur 24 orë nga lansimi i saj, “Edhe ti” ka marrë mbi 2.1 milionë klikime në platformën YouTube.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe në të Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) shfaqet me një performancë mjaft atraktive.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit “Sekuencë”, teksa ky projekt muzikor shënon bashkëpunimin e parë të Taynës me reperin nga Ferizaji.
Projekti tashmë është bërë ‘trending’ edhe në Gjermani, pasi Mozzik numëron fansa të shumtë edhe atje për shkak se jetoi për disa vite.