Në Mitrovicë dezinfektohen të gjitha rrugët dhe sheshet

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Pas vendimit nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për larje dhe fshirje të rrugëve me dinamikë të shtuar në baza ditore, me qëllim të mbrojtjes nga virusi COVID-19, mbrëmë Kompania Rajonale e Mbeturinave “UNITETI” ka vazhduar me fshirjen dhe larjen e të gjitha rrugëve, si dhe kanë bërë dezinfektimin e shesheve të Mitrovicës.

Me këtë rast, ai së bashku me kryeshefin ekzekutiv të KRM “UNITETI”, Gazmend Morina kanë inspektuar punët që janë bërë me rastin e dezinfektimit të shesheve në Mitrovicë.

I pari i Mitrovicës ka falënderuar punëtorët e kësa kompanie për punën e palodhshme që kryejnë duke pastruar çdo ditë të gjitha rrugët e qytetit, sheshin përfshirë këtu edhe hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues.

Me kërkesë të kryetarit Agim Bahtiri, kjo kompani edhe ditëve në vijim do të vazhdojë me dezinfektimin e të gjitha rrugëve kryesore të Mitrovicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme